Monedha, lodra, bizhuteri, bateri … fëmijët i vënë në gojë gjërat nga më të ndryshmet dhe të rriturit nuk po bëjnë një punë shumë të mirë për t’i ndaluar ato.

Numri i fëmijëve që kanë vizituar emergjencën pas gëlltitjes së këtyre llojeve të objekteve pothuajse është dyfishuar gjatë dy dekadave, sipas një studimi të ri të realizuar në Amerikë.

Hulumtuesit përdorën Sistemin Kombëtar të Vëzhgimit të Dëmtimeve Elektronike, për të përcaktuar numrin e fëmijëve nën moshën gjashtë vjeçare , të cilët ishin parë në dhomat e urgjencës në tërë Shtetet e Bashkuara, pas gëlltitjes së një objekti midis viteve 1995 dhe 2015.

Më shumë se 755,000 fëmijë – një mesatare prej 99 në ditë – gëlltitën objekte dhe u dërguan në emergjence për periudhën 20-vjeçare të studimit. Shkalla vjetore u rrit nga 9.5 për çdo 10.000 fëmijë në vitin 1995 në 18 nga 10 000 në vitin 2015, një rritje prej më shumë se 90%, sipas studimit të botuar të premten në revistën Pediatrics.

“Fëmijët në këtë grupmoshë janë të prirur për të vënë objekte në gojën e tyre”, shpjeguan autorët, duke shtuar se fëmijët janë të joshur nga ngjyrat, format dhe madhësitë e objekteve të ndryshme.

Monedhat ishin objekti që fëmijët kishin gëlltitur më së shpeshti , i ndjekur nga lodrat, bizhuteritë dhe bateritë.