Shi i madh dhe erëra të forta ka pasur dje pothuajse në tërë vendin.

Kjo ka shkaktuar dëme në shumë fshatra të qyteteve.

Në Petrovë të Prizrenit, moti kishte shkaktuar rënien e një shtyllë elektrike në mes të rrugës duke e bllokuar atë.

Sipas një lexuesi të “Indeksonline”, kjo ka ndodhur dje pasdite kur edhe kishin nisur reshjet dhe erërat.

 

Një stuhi pak më e lehtë se ajo e SHBA-ve ka goditur mbrëmë disa vende të Kosovës

Reshjet e shiut të shoqëruara me erëra të forta kanë sjellur dëme materiale në disa vende. Stuhi pak sa më e fortë duket të ketë qenë në komunën e Podujevës.
Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta në këtë komunë ngjasonin pothuajse me uraganin “Irma”.

Deri më tani përpos dëmeve materiale nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here