Në një konferencë për media, PZAP, ka njoftuar rreth ankesave gjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, me ç’rast është bërë e ditur që fushata konsiderohet që ka thyer ligjin e mirësjelljes shumë më shumë krahasuar me vitin 2014, ndërsa dita e votimin konsiderohet si më e mira që nga viti 2010.

Që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri më tani janë parashtruar 354 ankesa dhe apele.

Sa u përket gjobitjeve, subjektet politike në total janë gjobitur me 352.400 euro, përderisa më së shumti ankesa ka pasur në drejtim të koalicionit PAN (110 ankesa), pasuar nga koalicioni LAA (74 ankesa) dhe VV (46 ankesa) .

Ndërsa në drejtim të KQZ, KKZ dhe KVV janë parashtruar 50 ankesa.

Natyra e ankesave ka qenë më së shumti rreth vendosjes së postereve në vende publike , reklamimi në Facebook dhe mospërputhjes së votave.

Gjithashtu është bërë e ditur që në qoftë se subjektet politike nuk paguajnë dënimet, nuk do të certifikohen për zgjedhjet lokale.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here