Presidenti i vendit është takuar sot me kryekuvendarin Kadri Veseli si dhe  kryeministrin Isa Mustafa.

Lajmin për zhvillimin e këtij takimi e ka bërë të ditur Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Biseduam për çështjet aktuale për bashkërendimin dhe funksionimin e institucioneve të vendit, me theks të veçantë në agjendën euroatlantike, çështjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, si kusht për liberalizimin e vizave, për ecurinë e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë” ka shkruar ai .

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here