Ditën e premte në teatrin “Istref Begolli” në Pejë, pritet të hapet festivali ndërkombëtar i teatrove “Mono Akt”.

Drejtori i këtij festivali, aktori Mentor Zymberaj, në një konferencë për media bëri të ditur se ky festival do të zgjasë pesë ditë dhe përveç programit artistik të dramave që do të shfaqen këtu, nga aktorë dhe artisë nga mbarë bota, do të ketë edhe aktivitete kulturore me ç’rast mysafirët ndërkombëtar do të vizitojnë Kosovën dhe trashëgiminë kulturore të saj.

Këtë festival e ka përkrah Komuna e Pejës dhe Ministria e Kulturës.

Ky është edicioni i nëntë i këtij festivali .

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here