Ndërsa flagshipët e fundit si Samsung Galaxy Note 10+ dhe Vivo NEX 3 5G premtojnë karikim të plotë në pak më shumë se një orë, teknologjia e re e Oppo i nxjerr jashtë loje dy të parët.

Kompania në fjalë pretendon se mund të karikojë baterinë e një telefoni prej 4,000 mAh në më pak se 30 minuta. Kjo gjë arrihet përmes karikuesit 65W Super VOOC 2.0 të Oppo i cili do të debutojë më 10 Tetor.

Gjenerata e parë e teknologjisë SuperVOOC ofronte karikim 50W dhe duheshin 35 minuta për karikimin e baterisë 3,400 mAh të Find X.

Me shumë gjasa SuperVOOC 2.0 do të mbetet ekskluzivitet i flagshipëve ndërsa kompania përdor 30W VOOC 4.0 për pjesën tjetër të telefonëve. Ky i fundit kairkon një bateri 4,000 mAh në 67% për 30 minuta dhe plotësisht për 73 minuta.

VOOC 4.0 do të shfaqet në Oppo K5 dhe Realme X2 të cilët kanë kamera 64-megapiksel.  

LEXO EDHE:  Nesër Samsung demonstron telefonin me ekran që paloset