Banorët e Unazës së Re janë mbledhur në mbrëmje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Kjo për shkak se në mbyllje të protestës tek Unaza (njohur si Astiri), policia ka shoqëruar 7 djem të rinj, njofton Klan Kosova.

Në këto momente ata janë duke qëndruar në proteste pa afat tek policia shqiptare duke kërkuar lirimin e personave të shoqëruar.

Siç shkruan Lapsi, në mbështetje të tyre është dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

Ai tha se policia ka marrë urdhër për të shuar protestën dhe për këtë shkak ka nisur arrestimet, njofton Klan Kosova.