Shkencëtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së fundi kanë zbuluar një test gjaku i cili mund të paralajmërojë 10 lloje të kancerit para se dikush të sëmuret.

Ky zbulim nga shkencëtarët të cilët u angazhuan deri në arritjen e rezultateve pozitive, po konsiderohet si Graali i Shenjtë në hulumtimet kundër sëmundjes vdekjeprurëse të kancerit, shkruan Mail Online, njofton Klan Kosova.

Testi i thjeshtë mund të zbulojë shenja të hershme të kancerit, duke përfshirë atë të gjoksit dhe ovareve.

Funksionon duke mbledhur fragmente të ADN-së të lëshuara nga qelizat e kancerit në rritje të shpejtë.

Në një analizë prej më shumë se 1,400 njerëzve, testi kishte deri në 90 përqind të saktësisë duke zbuluar shenjat e hershme të kancerit duke përfshirë kancerin e gjirit, ovarian, zorrëve dhe mushkërive, theksohet në raportin e lëshuar, njofton Klan Kosova.