Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se, pavarësisht prej vështirësive, nëntë vjet të pavarësimit të Kosovës kanë qenë vite suksesi.

Ai ka vlerësuar se shteti i Kosovës gjatë kësaj periudhe, si në aspektin e brendshëm, po edhe në atë ndërkombëtar, ka avancuar shumë.

Thaçi ka thënë për “Epoka e re” se prioritet shtetëror mbetet anëtarësimi në NATO, në Bashkimin Evropian, por edhe ruajtja e partneritetit special me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka theksuar se Kosova mbetet edhe më tutje e izoluar padrejtësisht nga BE’ja.

Në këtë kontekst, Thaçi ka thënë se Kosovës nuk do t’i njihet e drejta e lëvizjes së lirë, pa u përfunduar demarkacioni me Malin e Zi.

Thaçi i ka ftuar të gjithë të ngrihen mbi interesat individuale e partiake, dhe të jenë në shërbim të interesit të shtetit.

Sipas tij, Kosova ka bërë më tepër se të gjitha vendet e tjera në rajon në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kurse, sa i përket Gjykatës Speciale, Thaçi ka thënë se kjo gjykatë nuk do ta destabilizojë shtetin, por do t’i ndihmojë drejtësisë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here