Presidenti i Kosovës ka dhënë një intervistë ekskluzive për Zona e Debatit me t’u kthyer nga Brukseli.

Hashim Thaçi ka deklaruar në Klan Kosova se takimi i fundit me homologun serb, Aleksander Vuçiq, ishte më i rëndi deri tani.

“Takimi ka qenë më i shkurti në gjashtë vejtët e fundit, por më i vështiri dhe më i rëndi. Nuk është e lehtë të ulesh në tavolinë me Vuçiq-in, i cili thotë se Kosova është zemra dhe djepi i Serbisë”, ka deklaruar Thaçi.

Por, presidenti ka treguar edhe se çfarë ky i ka thënë serbit.

“Unë dje ia kam theksuar shumë qartë zotëri Vuçiq-it se mos të pretendojë që ne kemi harruar që kanë vrarë mbi 15.000 civilë dhe kanë dhunuar mbi 20.000 gra shqiptare, që kanë kryer mbi 400 masakra, apo se kanë shkatërruar mbi 40 për qind të infrastrukturës”.