Kryeministrja e Anglisë, Theresa May është thellësisht e pikëlluar me atë që ndodhi në Londër .

“Kryeministrja është thellësisht e pikëlluar pas vdekjes së personave që humbën jetën si pasojë e një zjarri në ndërtesën e Grenfellit dhe po mbahet vazhdimisht e azhurnuar mbi situatën”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga numri 10.

“Ajo ka kërkuar një takim ndër-qeveritar në sekretariatin e kontingjenteve civile që të zhvillohet në orën 16:00 për të siguruar se qeveria është e gatshme të ndihmojë shërbimet emergjente dhe autoritetet lokale sipas nevojës”.

“Lutjet e kryeministres janë me të gjithë ata që u preken nga ky incident i tmerrshëm dhe shërbimet e emergjencës,të cilët punojnë pa u lodhur në rrethana shumë të vështira”.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here