Sonte Kombëtarja e Kosovës në Futboll zhvillon ndeshjen kundër Maltës me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Interesim për të shikuar këtë ndeshje përveç shumë kosovarëve kanë shfaqur edhe tifozët e Maltës të cilët kanë ardhur në kryeqytet për të përcjellë Kombëtaren e tyre.

Ata janë parë në sheshet e Prishtinës para ndeshjes duke shëtitur me veshje dhe simbole  që karakterizojnë kombëtaren e Maltës.

Ndeshja Kosovë – Maltë zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve dhe është ndeshja e dytë që Kombëtarja e Kosovës e zhvillon në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri”.