“Partitë kur e humbin pushtetin, fillojnë t’i duan gazetarët”, deklaroi ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, duke u përgjigjur në pyetjet rreth thirrjes së VMRO-DPMNE-së drejt gazetarëve që të jenë të guximshëm dhe të mos ndihohen nga presionet.

Në intervistën për Makfaks, ai tha se ndryshimet në këtë parti nuk mund të ndodhin shpejtë, por për partitë në përgjithësi është e pandashme që kur të humbin në zgjedhje të ridefinohen, madje edhe ata që kanë dhënë më shumë kontribut të zëvendësohen.

Në lidhje me reformatorët që janë paraqitur brenda VMRO-DPMNE-së, Thimonie tha se nuk dëshiron të flet për asnjë parti, por se një fenomen i tillë është aktual kudo. Ai tha se ka ardhur koha që disa procese që kanë qenë të paralajmëruara nga ndërkombëtarët, të bëhen interesa të përgjithshme për shtetin.

@media only screen and (max-width: 670px){#headermobile{width:100%;z-index:80000000000;[email protected] only screen and (min-width: 680px){#headermobile{display:none;}}

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here