Xhudistja Loriana Kuka, ka arritur të marrë medaljen e bronztë duke zënë kështu vendin e tretë në garat e lojërave evropiane në Bjellorusi.

Me këtë rast trajneri Driton Kuka, ka shkruar në facebook se kjo medalje i dedikohet familjes Kuka.

” Kuka e bronztë! Ndjenjë e veçantë, kjo medalje kësaj radhe për familjen tonë si satifsaksion moral për sportin.”

Toni shtoi se kjo medalje shkon poashtu edhe për vëllaun e tij Sylën, i cili ishte edhe trajneri i tij i parë.

Loriana Kuka i ka siguruar Kosovës medaljen e tretë krahas të artës së medaljes së artë të Majlinda Kelmendi dhe të argjendtës së Nora Gjakovës.

Ndryshe Loriana është mbesa e trajnerit të mirënjohur Driton Kuka.