Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është emri më intrigues që është përmendur në mbledhjen e fundit të klubeve si President i ardhshëm i Premier League, kampionatit anglez të futbollit.

Futbolli nuk ka qenë kurrë një nga pasionet e Blair, edhe pse ka thënë që është tifoz i Newcastle, shkruan tch. Megjithatë, Blair, i cili e la detyrën si kryeministër në vitin 2007, pas 10 vjetësh në këtë post, ka karizëm dhe autoritet për të ruajtur rregullin mes 20 klubeve më të mira të Anglisë.

Emrat e tjerë për President të Premier League janë Gavin Patterson dhe Barney Francis.