Numri i njerëzve të vdekur përfshirë të humburit të cilët dyshohet se humbën jetën pas fatkeqësisë së Grenfell Tower, është rritur.

Sipas një raporti të fundit të policisë britanike, thuhet se numri i viktimave ka shkuar në 79 .

Pesë nga këta njerëz deri më tani janë identifikuar zyrtarisht, tha komandanti i policisë metropolitane Stuart Cundy.

Ai u tha gazetarëve se “realiteti i tmerrshëm” ishte se nuk mund të jetë e mundur të identifikohen të gjitha viktimat.

Disa familje kanë humbur më shumë se një anëtar të tyre, shtoi ai .

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here