Ernesto Valverde nuk ka humbur fare kohë për të bërë ndryshimet e para në Barcelonë, prejse e zëvendësoi në pozitën e trajnerit, Luis Enriquen.

Sipas Goal, Valverde e ka ndërmend t’ia ndryshojë pozitën hiç më pak se lojtarit kryesor të ekipit, Lionel Messit .

Sipas raporteve të portalit më të madh në botë të futbollit, trajneri i ri e ka ndërmend ta kthejë në klub Gerard Deulofeu si sulmues, ose edhe Ousmane Dembele ta marrë nga Borussia Dortmund kurse Messin ta tërheqë prapa në pozitën e mesfushorit.

Prejse është larguar Xavi dhe fantazisti Andres Iniesta s’është më në vjetët e tij më të mira, Valverde ka hetuar se Barcelona po ka probleme në mesfushë, para sulmuesve, aty ku një lojtar si Messi gjithmonë do të dinte të bënte zgjidhje dhe t’i fuste në shanse bashkëlojtarët.

Se sa do ta dojë Messi këtë transformim të tij brenda Barcelonës mbetet të shihet.

 

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here