Trajneri që do ta zëvendësojë Arsene Wengerin te Arsenali do t’i ketë në dispozicion vetëm rreth 50 milionë funte për investime, sipas raportimeve nga Daily Telegraph.

Wenger ka njoftuar që do të largohet në fund të këtij sezoni, andaj Topçinjtë janë vënë pas gjetjes së trajneri të ri që do ta zëvendësojë në Emirates Stadium.

Sidoqoftë, pas ardhjes së Alexandre Lacazette and Pierre-Emerick Aubameyang, fondet e klubit nga Londra janë tkurrur.