Shpesh shohim shkrime të ndryshme se si të kombinojmë këtë fustan, cilën çantë duhet të marrim në çfarë rasti etj… Nëse jemi të sinqertë, këto këshilla janë mjaft të nevojshme dhe na hyjnë në punë, megjithatë jo gjithmonë rehatia është në plan të parë. Taket e larta mund t’ju lodhin, apo me fustanet delikatë duhet të tregojmë shumë kujdes.

Kësaj radhe po ju sjellim trendin e fundit për këtë verë, e që secila prej jush do të ndjehet rehat. Janë papuçet!

Të preferuarat e dizajnerëve për këtë verë, ju ofrojnë rehati dhe këmbët tuaja nuk do të lodhen gjatë ditës. Stili “boho” vjen në pah tek dukjet e blogereve të ndryshme, ndërsa me poshtë mund të shihni disa nga të preferuarat tona.