Djajtë e Kuq janë të interesuar ta kenë uellsianin në radhët e veta, pasi besojnë se ai mund të kthehet në nivelin fizik që kishte kur luante në Premierligë

Manchester United është i vendosur të bëjë edhe një përpjekje, të tretën me radhë, për të transferuar Gareth Bale.

Raportohet se zyrtarët e Real Madrid kanë pritur më shumë nga Bale, ndërsa Djajtë e Kuq janë të bindur se ai mund të menaxhohet më mirë.

Megjithatë, United duhet të paguajë gati 100 milionë euro për uellsianin, po aq sa patën paguar Los Blancos kur e patën blerë nga Tottenham.