Manchester United është favorit për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të Leicester City-t, Harry Maguire, sipas raportimeve nga Daily Mail.

Përfaqësuesi i Anglisë ka ngjallur interesim nga të dyja klubet e qytetit të Manchester-it, nga Djajtë e Kuq, dhe nga kampionët e Premier Ligë, Manchester City.

Sidoqoftë, këta të fundit duket të jenë zmbrapsur pas çmimit të lartë të Maguire, duke lënë kështu United-in në pozitë më të favorshme për transferimin e tij.