Në ditën e nënave që u shënua të dielën, shumë të famshëm publikuan fotografi me nënat e tyre duke e lënë kështu mundësinë të shihet se sa shumë ngjajnë ata mes vete.

Edhe Kim Kardashian ka publikuar një të tillë kur ishte e vogël, ndonëse jo me nënën por me gjyshen. Ajo që vërehet në fotografinë e vjetër të yllit të shfaqjes televizive “Keep Up With the Kardashians”, është se vajza e saj dy vjeçare North, “ia ka këputur kokën” nënës së saj .

33E21A0600000578-0-image-a-35_1462765039387 (1)

Ngjashmëria mes tyre është aq e madhe, sa në ndonjë moment mund të duket se është North ajo në fotografinë e vjetër të Kim-it.

Për ditën e nënave, edhe Kim ishte llastuar nga bashkëshorti i saj, reperi Kanye West. Ai i kishte organizuar një performancë me orkestër në mëngjesin e së dielës.

Kur Kim është zgjuar, ajo në dhomën e saj të ndenjës është pritur me një koncert privat që i erdhi si surprizë në shtëpinë e saj në Bel Air.

33F5650A00000578-3579727-image-m-14_1462724539048 33F5651D00000578-3579727-_Surprise_Playing_a_medley_of_songs_the_violins_and_cello_player-m-37_1462727361102

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here