Carlos Valderrama ka inkurajuar bashkëkombasin e tij, James Rodriguez, që të largohet nga Real Madrid, me të cilën skuadër e fitoi sivjet dopietën.

“Një klub tjetër është më e mira. Gjithmonë kam dashur të luaj, pavarësisht nëse është dashur që t’i ndërroj klubet”, tha Valderrama për AS.

“Por do të doja ta shihja duke luajtur, pasi që e ka kualitetin”.

“Çfarë dua është ta shohë atë në fushë. Ai e ka cilësinë që të luajë por është ai që po e jeton situatën”.

“Gjithmonë i them që ta shijojë momentin pasi që nuk është gjithmonë lehtë të jesh fitues i dyfishtë i Ligës së Kampionëve. Ato momente nuk kthehen”, përfundoi ai.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here