Sivjet El Clasico do të zhvillohet për herë të parë pas 10 vjetëve pa Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon dhe sipas menaxherit të Barcelonës, Ernesto Valverde beson se nuk do të mungojë intensiteti i lojës.

“Nuk do të ketë problem sepse El Clasico ekzistonte shumë kohë para këtyre dyve”, tha Valverde në konferencën para ndeshjes, kur u pyet se a do të ishte një fitore më e vogël pa dy lojtarët kryesorë.

Ai më tutje u shpreh se nuk paraqet pengesë mungesa e këtyre dy lojtarëve dhe se Real Madridi ka mungesa shumë më të rëndësishme se Ronaldo.

“Cristiano nuk ka qenë në Madrid që nga fillimi i sezonit. Ne vetëm e kemi humbur Messin një javë më parë. Carvajal është një mungesë më e rëndësishme sepse Cristiano nuk luan më për ta”, shtoi ish-anëtari i Barcelonës.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet të dielën më 28 tetor me fillim nga ora 16:15.