Liverpooli do të përballet me Barcelonën në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve dhe ylli argjentinas, Lionel Messi, mund të jetë një kërcënim i madh për ëndrrat e klubit anglez për titullin e Ligës së Kampionëve.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, e ka pranuar se ai ende nuk është se si do ta ndalë Lionel Messin e Barcelonës, kur të dy të përballen në gjysmëfinale të garës më të madhe të Evropës.

“Si do ta ndal? Nuk e di, do ta shohim. Do të jetë një përballje e mrekullueshme për të gjithë ne. Natyrisht që jemi shumë të lumtur që jemi në gjysmëfinale sërish dhe kjo është e vetmja gjë që mund ta them”, tha Van Dijk.

“Ne duhet ta bëjmë këtë të gjithë së bashku, nuk do të jetë kurrë përballje një kundër një, nuk do të jem kurrë vetëm unë përballë një sulmuesi të caktuar. Do të jetë shumë e vështirë dhe unë mendoj se ai është më i miri në botë, por do ta shohim”, deklaroi Van Dijk.