Aktori i njohur Jed Allan, ka ndërruar jetë.

84-vjeçari vdiq në mënyrë paqësore i rrethuar nga familja e tij, njofton Klan Koosva.

“Më vjen keq të postoj një lajm kaq të trishtuar për babanë tim i cili vdiq sonte. Ai ndërroi jetë në mënyrë paqësore dhe i rrethuar nga familja e tij të cilën e donte aq shumë”, shkroi djali i tij Rick Brown në Facebook.

Jed ishte i njohur për rolin si Don Craig në “Days of Our Lives” në vitet 1970 dhe si Rush Dander në “Beverly Hills 90210”.