Gloria Estefan ka njoftuar fansat se nëna e saj Gloria Fajrado ka ndërruar jetë në martën në mbrëmje. Ajo ishte 88-vjeçare, shkruan E! News .

“Sonte ne kemi humbur nënën tonë të dashur Gloria Fajardo. Ajo iku nga kjo botë e rrethuar nga vajzat e saj, mbesat, nipërit, familjarë të tjerë dhe miqtë e saj më të mirë”, ka shkruar ajo në Instagram.

“Unë e di se këtë mënyrë e deshi më së shumti të largohej nga kjo jetë, e rrethuar nga dashuria e vërtetë”.

Për muaj të tërë, ylli 59-vjeçar ka mbajtur fansat e saj të informuar mbi shëndetin e nënës.

“Faleminderit për lutjet dhe mesazhet e juaja, si dhe për dashurinë e dhuruar në këtë kohë të vështirë. Ju lutem ta dini se çdo moment unë ia rikujtoj asaj dashurinë e dhënë nga ju”, pati shkruar në atë kohë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here