Studenti amerikan që u lirua javën e kaluar nga autoritetet e Koresë Veriore, ku u mbajt për 15 muaj, ka ndërruar jetë njofton familja e tij.

Otto Warmbier, 22 vjeçar, u kthye në SHBA të martën, por u bë e ditur që ai kishte qëndruar në gjendje kome për gati një vit .

Sipas autoriteteve koreane, ai kishte rënë në koma nga botulizmi, por një ekip doktorësh amerikanë që e kontrolluan atë pas ardhjes në vendlindje mohuan një gjë të tillë.

Warmbier ishte dënuar me 15 vjet punë të rëndë fizike pasi ishte zënë duke provuar të vidhte në një hotel një “shenjë propagandistike”.

Por, më vonë ai kishte pësuar dëme në tru, ndaj ishte liruar dhe sjellur nga Koreja Veriore në shtëpinë e tij në Cincinnati, Ohio.

Ende nuk është bërë e ditur se si u sëmur Warmbier.

Familja e tij kanë thënë se shkaktar i vdekjes së djalit të tyre ishin torturat që iu bënë në Korenë Veriore.

Sipas deklarimeve të familjarëve ai prejse ishte kthyer “nuk mund të fliste, nuk mund të shikonte dhe nuk ishte i aftë të reagonte apo të komunikonte me dikë”.

Kush ishte Otto Warmbier?

Studenti i ekonomisë nga Universiteti i Virgjinias, kishte udhëtuar në Korenë Veriore si turist dhe ishte arrestuar me dy janar në vitin 2016.

Ai ishte paraqitur në një konferencë për media një muaj më vonë dhe me lot në sy kishte pranuar se ka provuar ta vjedhë shenjën si “trofe” për ta dërguar në SHBA.

“Qëllimi i detyrës sime ishte të lëndoja motivimin dhe etikën e punës së popullit korean”.

Por, ish të burgosur të huaj në Kore tregojnë se deklarime të tilla detyrohesh t’i bësh nën presion.

Koreja Veriore kishin thënë, kur e liruan Warmbier, se po e bëjnë për arsye humanitare.

*Shënim: Botulizmi është helmim nga ushqimi i shkaktuar nga një bakter (botulinum) që rritet në mish të konservuar dhe ushqime të tjera të ruajtura në mënyrë të papërshtatshme.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here