Në heshtje të plotë Microsoft solli një veçori të pazakontë në ndërtimin 15042 të Windows 10-ës për insajderat e cila parandalon instalimin e aplikacioneve tradicionale Win32.

Përdoruesve do tu sugjerohet shkarkimi i aplikacioneve universale nga Windows Store. Veçori është e çaktivizuar aktualisht edhe pse ekziston brenda sistemit operativ tha MSPowerUser.

Por kushdo që kërkon siguri të shtuar, në këmbim të një lirie të kufizuar, mund ta aktivizojnë manualisht. Për fëmijët, veçori ngelet një ide gjeniale sepse do ti pengonte nga instalimi i diçkaje jo të mirë.

Departamentet IT gjithashtu do të përfitonin duke ushtruar më shumë kontroll mbi përmbajtjet e instaluara. Por përdoruesit e fuqishëm të kompjuterëve nuk kanë për ta pranuar kurrë këtë realitet sepse ndalon çdo gjë që e bën Windows-in ekosistemin e mbi 90% të përdoruesve të kompjuterëve në mbarë botën.

Steam, Google Chrome, Firefox dhe shumë programe madhore editimi nuk do të funksionin. Për të lokalizuar funksionin e ri të ndërtimit 15042 duhet të qaseni në seksionin e ri “Apps & Features” nga aplikacioni Settings.

Aty do të gjeni një panel “Installing Apps” me një menu me tre opsione: “Allow apps from anywhere,” “Prefer apps from the Store, but allow apps from anywhere,” dhe “Allow apps from the Store only.”

E para dhe e fundit janë të qartë për të gjithë. Por opsioni i mesëm shkakton konfuzion. Përdoruesit mund të instalojnë aplikacionet Win32 por përpara procesit të instalimit një dritare paralajmëruese shfaqet me tekst “The app you’re installing isn’t from the Windows Store. Limiting installations to apps from the Store helps to keep your PC safe and reliable.”

Në fund të dritaret keni dy opsione të tjera: “See more in Store” and “Install anyway.” Nëse kjo veçori arrin me Përditësimin e Krijuesve, Microsoft padyshim do e paraqesë si një nivel të ri sigurie. Apple ka ndërmarrë një strategji të ngjashme në 2012-ën me Gatekeeper. /PCWorld  

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here