Fushatën për partitë e tyre e lanë pas e iu kthyen punës në Qeveri.

Anëtarët e kabinetit qeveritar bashkë me kryeministrin në detyrë, Isa  Mustafa, të enjten në mëngjes shkuan në mbledhjen e ekzekutivit, ndër të rrallat qëkur me mocion kjo qeveri u shkarkua.

Por jo të gjithë, si rasti i Edita Tahirit, erdhën me kohë .

Tani kur janë Qeveri në detyrë, ministrat e ministret e Kosovës, morën vendime kryesisht për ndarjen e parave.

Ndërkohë, u miratuan vendimet finale për shpronësimet që lidhen me ndërtimin e pikave të përhershme kufitare me Serbinë, sipas versionit IBM- në Bërnjak, Mutivodë e Merdarë.

Kronikë nga Besnik Tahiri.

 

 

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here