Shefi ekzekutiv i Milan, Marco Fassone, ka thënë se Gianluigi Donnarumma dhe agjenti i tij i kanë kushtuar klubit 100 milionë euro shkaku i vendimit për të mos e ripërtrirë kotratën e portierit, ndonëse tinejxheri do të mirëpritej me “duar të hapura”.

“Hidhërimi këtu ka të bëjë me mënyrën e pakëndshme se si u përballua situata. Mund të ishte bërë pa e dëmtuar klubin, por duke e lënë kështu, ata i kanë kushtuar Milanit 100 milionë euro”, tha Fassone.

“Nëse Donnarumma vlen kaq në moshën 18 vjeçare, është po ashtu shkaku që klubi ka investuar në të, ka pasur kurajo që ta lansojë atë në formacionin e parë”.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here