Një vizitor i ekspozitës “Infinity Mirrors” në Washington e ka humbur drejtpeshimin duke bërë selfie dhe ka rënë mbi një kungull, duke e shkatërruar atë.

Kjo ndodhi në ekspozitën e artistes Yayoi Kusama, “All the Eternal Love I Have for the Pumpkin” (E gjithë dashuria e përjetshme që kam për kungullin”).

Një skulpturë e ngjashme është shitur për 785.000 dollarë në muajin gusht të 2015 .

Alison Peck, zëdhënëse e Muzeut Hirshhorn, tha se kungulli ishte njëra prej shumë pjesëve të një vepre më të madhe, e jo vepër e mirëfilltë.

Artistja Yayoi Kusama njihet për qëndrimet e saja feministe.

 

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here