Në një shtëpi në fshatin Dremjak të Ferizajt ka ndodhur një vjedhje, ku kësaj familjeje dyshohet se i janë marrë rreth 80 mijë euro.

Sipas policisë, gjatë kryerjes së këtij akti anëtarët e familjes kanë qenë prezentë në shtëpi, por nuk i kanë dëgjuar hajnat dhe më vonë e kanë kuptuar se po i mungojnë paratë në vendin ku i kishin mbajtur.