E diela në futbollin kosovar do të dhurojë dy derbi ku do të takohen Prishtina-Flamurtari dhe Gjilani-Drita.

Derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës do të nis nga ora 15:45 dhe nikoqire do të jetë skuadra e Gjilanit, shkruan Klan Kosova.

Ky është derbi i 33-të në të gjitha garat mes këtyre dy ekipeve, në të cilin kampionët në fuqi prijnë me 14 fitore kurse Gjilani ka të regjistruara 10 fitore.

Tetë ndeshje mes dy skuadrave janë mbyllur me rezultate të barabarta.

Në anën tjetër zhvillohet derbi i kryeqytetit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ duke filluar nga ora 18:45 dhe klubi bardh e kaltër, tifozët e tij i ka liruar nga blerja e biletave.

Derbi i së dielës në kryeqytet do të jetë i 37-ti në përgjithësi, ku Prishtina ka 22 fitore, 9 barazime dhe 6 humbje.

Prishtina e cila në tri ndeshjet e fundit ka arkëtuar vetëm dy pikë nuk do të ketë të lehtë përballjen me Flamurtarin që është befasia më e madhe në këtë edicion pasi po tregon lojë të mirë gjatë këtyre gjirove të zhvilluara dhe gjendet një vend më lartë se Prishtina, gjegjësisht në të tretin me 13 pikë të arkëtuara, dy më shumë se Prishtina.