Një panel doktorësh janë takuar në Indi për ta diskutuar rastin e përdhunimit të një 10 vjeçareje që po kërkon të abortojë.

Vajza ishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur nga njerku dhe pritet të lindë brenda katër muajsh, i ka thënë BBC-së policia në qytetin verior të Rohtak-ut .

Njerku është arrestuar dhe po mbahet nga policia, si dhe ndaj tij do të zhvillohet një hetim i plotë policor.

Ligji indian nuk i lejon abortimet pas 20 javësh shtatëzëni përpos nëse jeta e gruas është në rrezik.

Kërkesa e vajzës për abortim varet nga vendimi i gjykatës nëse do ta lejojë këtë gjë apo jo.

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here