Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi,me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook e ka shpalosur vizitën e parë të tij në këtë detyrë, e cila është bërë në Likoshan tek varrezat e dëshmorëve të kombit.

Ai ka shkruar se nga urimet e marra i është përkujtuar pesha e të qenurit President i të gjithëve.

“Vizita ime e parë pas zgjedhjeve presidenciale në Kuvend ishte në Likoshan. Aty u përula dëshmorëve të kombit. Liria jonë sot dhe demokracia që ndërtuam ka rrënjët në këtë tokë të bekuar. Mora edhe shumë urime nga banorët e kësaj zone, por kjo veç sa më përkujton peshën e detyrës së qenuri President i të gjithëve, pa dallime partiake, ashtu siç ishim edhe në luftën tonë çlirimtare pa dallime dhe ndasi partiake,” ka shkruar, Thaçi.

thaci likoshan 2

thaci likoshan 3

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here