Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ka konsideruar popullist vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj që ta shkarkojë Murat Mehen dhe ta emërojë Shpejtim Bullqin kryetar të Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

“Duket si vendim shumë populist, me tregu që mundet më bërë kësi veprimesh”, e ka komentuar Bajrami vendimin e parë që Haradinaj e ka nxjerrë si shef i ekzekutivit. Hykmete Bajrami ka thënë së i takon ish-kolegut të saj deputet, Shpejtim Bulliqi që të vendosë nëse do të pranojë ta drejtojë komisionin e ri për demarkim.

“Nuk mendoj që kërkohet mbështetja jonë. Është në deskercionin e tij”, ka dekalruar ajo.

Tutje, Deputetja e LDK’së ka thënë se partia e Isa Mustafës do të kërkojë që qeveria e Haradinajt të vendosë kufirin në Çakorr siç është zotuar.

Ajo tha se LDK’ja do ta votojë versionin e Haradinajt nëse përcakton kufirin në Çakorr, e jo atë që e ka nënshkruar kryetari i partisë.

“Ne do të kërkojmë që kufiri të vendoset në Cakorr, ashtu siç ka premtuar Haraidnaj”, tha ajo në Klan Kosova.

“Ne do ta duartrokasim dhe do ta votojmë”, tha ajo.

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here