Policia e SHBA në shtetin e Virginia kanë gjetur një trup që besohet të jetë i një myslimaneje 17 vjeçare.

Ajo është sulmuar pranë një xhamie në këtë shtet para se të zhduket, shkruan BBC .

Adoleshentja është identifikuar nga të afërmit e saj vetëm si Nabra. Ajo ka qenë duke ecur me disa shoqe kur hyri në debat me një shofer në Herndon, ka thënë policia.

Më pas burri ka dalë nga makina dhe e ka sulmuar atë. Më pas ajo është zhdukur.

Në lidhje me rastin është arrestuar një 22 vjeçar që akuzohet për vrasjen e myslimanes.

Shkaqet e sulmit ende mbesin të paqarta, por që rasti po hetohet si krim nga urrejtja.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here