Presidenti Serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se është gjetur gjallë dhe shëndoshe gazetari Stefan Cvetkoviq, i cili ishte i zhdukur para pak ditësh.

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme për shtyp, Vuçiq tregoi se gazetari momentalisht po merret në pyetje nga policia kriminale e shtetit të tyre, për t’u hetuar historia e tij. Sipas presidentit serb, gazetari ka mundësi të qëndrojë një kohë të gjatë në polici, në mënyrë që të zbulohet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, meqë sipas tij ka shumë gjëra të çuditshme dhe jologjike në rastin e tij.

Mes tjerash ai i ka siguruar të gjithë se Cvetkoviq është mirë.