Presidenti serb Aleksandar Vuçiq  ka deklaruar se nuk e dijnë se çfarë duan BE dhe faktori ndërkombëtar nga Serbia në aspektin e Kosovës.

Kreu i shtetit serb ka vlerësuar se as “ata vetë ndoshta, nuk e dinë”, por përsëriti se nuk diskutohet për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq e tha këtë pas një takimi me Raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, David McCalister, i cili, siç tha në një konferencë të përbashkët shtypi, e informoi për shumë “gjëra të mira”  dhe situatën në Kosovë./klankosova/.