Aaron Wan-Bissaka do t’i kryejë testet mjekësore te Manchester United këtë javë para se ta kompletojë transferimin prej 55 milionë funtesh te Crystal Palace.

Goal e ka konfirmuar që mbrojtësi i krahut të djathtë pritet të arrijë në qendrën stërvitore të United-it, Carrington, pas rikthimit në Angli me kombëtaren e grupmoshave U-21.

Wan-Bissaka është monitoruar vazhdimisht nga Djajtë e Kuq muajt e fundit, dhe pritet që të bëhet zgjedhja e parë e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer me të arritur në “Old Trafford”.