Kryetari i Kuvendit të Republiklës së Maqedonisë Talat Xhaferi, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Riga, realizoi takim me Robert Pitinxher, kongresmenin amerikan dhe kryetarin e Grupit të punës së Kongresit për terrorizëm dhe luftë jokonvencionale dhe iniciatori i këtij Forumi, kumtoi pres-shërbimi i Kuvendit.

Gjatë takimit u këmbyen këndvështrime për çështjet lidhur me sigurinë në rajon, luftën kundër terrorizmit dhe krimit kompjuterik, si edhe nevoja për strategji të mbrojtjes kompjuterike.

Xhaferi informoi se Republika e Maqedonisë, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, është në proces të përpilimit të Strategjisë për mbrojtje kompjuterike, me të cilën do të përforcohen kapacitetet e sigurisë shtetërore. Ai e theksoi gatishmërinë e Kuvendi të Republikës së Maqedonisë që të jetë mikpritës i Forumit Parlamentar të Sigurisë në vitet e ardhshme, me ç’rast do t’u mundësohet parlamentarëve, përfaqësuesve të qeverive dhe ekspertëve nga fusha të këmbejnë përvoja më të përafërta në sferën e këtyre sfidave të sigurisë, shkruajnë mediat në vend.

Bashkëbiseduesit ndanë bindje të përbashkët se bashkëpunimi bilateral ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kongresit të SHBA-së edhe më tutje do të zhvillohet në mënyrë miqësore dhe konstruktive. Në këtë kontekst u riafirmua përkrahja e SHBA-së ndaj Republikës së Maqedonisë në planin e integrimit në NATO./..com/

@media only screen and (max-width: 670px){#headermobile{width:100%;z-index:80000000000;[email protected] only screen and (min-width: 680px){#headermobile{display:none;}}

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here