Mesfushori shqiptar i Arsenal, Granit Xhaka ka thënë se beson që Mesut Ozil do të qëndrojë edhe këtë verë në Emirates Stadium.

Por ai nuk është njëjtë i bindur edhe për kilianin, Alexis Sanchez që ka thashetheme për të se do të kalojë në Manchester City .

Xhaka beson që marrëveshja me Ozil është afër dhe se ka thënë që Sanchez nëse do largimin atëherë duhet të zgjedhë një top klub.

“Mendoj se do të qëndrojë. E përkrah këtë, pasi ai më ka ndihmuar shumë në fillim”, ka thënë Xhaka për Ozil.

“Shpresoj që të mos largohet. Ai ka kualitete të larta që janë të pakrahasueshme. Ai është i rëndësishëm për ne”, ka thënë ai për Sanchez.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here