Mi 5C është telefoni i parë me procesorin e kompanisë. Edhe pse nuk është një procesor i rangut të lartë, e rëndësishme është tendenca e Xiaomi për të rivalizuar Apple dhe Samsung.

Ky model ka ekran 5.15 inç 1080p, 3GB RAM, 64GB memorje të brendshme eMMC 5.0 dhe 12 megapiksel kamër të pasme. Procesor Surge S1 ka në përbërje katër bërthama Cortex-A53 me frekuencë 2.2 Ghz dhe katër bërthama por Cortex-A53 me frekuencë 1.4 Ghz.

Kompania ka vendosur një skaner të shenjave të gishtërinjve në butonin “Home” të telefonit. Mi 5C del në shitje më 3 Mars për 220 dollar.

Produkti i dytë i Xiaomi ishte Redmi 4X, një telefon buxhetor me bateri 4,100 mAh. Ky telefon ka dy aspekte që nuk janë në nivelin e duhur: procesori Snapdragon 425 dhe ekrani 5 inç me rezolucion 720p.

Redmi 4X fillon nga 100 dollar për modelin bazë në 130 dollar për versionin me 3GB RAM dhe 32GB memorje të brendshme. /PCWorld  

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here