Me mesazhin “MUZIKA ËSHTË GJUHA JONË!”, festivali Erdhlezeti mbahet më 6 Maj, nga ora 12:00 deri në 23:00, në platonë përpara librarisë/kafesë Dit’ e Nat’.

Këtë vit festa fillon me Ashikët e Gjakovës, një grup jo-tipik i burrave gjakovarë që këndojnë rreth sofrës, me plot meze në tavolinë.

Erdhlezeti ka lindur me idenë që muzika ka fuqinë t’i bashkojë njerëzit dhe kësaj here vjen me plot këngëtarë e artistë të zgjedhur, si grupi slloven Nesesari Kakalulu dhe ai hungarez Besh o droM.

Me një repertoar të ngjeshur e të përzgjedhur me kujdes, Erdhlezeti shfrytëzon muzikën si mjet të integrimit shoqëror, duke i mbledhur të gjithë Kosovarët që ta festojnë ikjen e dimrit dhe ardhjen e verës.