Edhe pse nuk tërheqin aq vëmendje sa seritë Galaxy S dhe Note, telefonët e familjen J padyshim kanë nevojë për vëmendjen tuaj nisur nga kostoja e ulët.

Kjo familje zakonisht përditësohet çdo vit në periudhën Prill – Maj. Ashtu si linja A janë tre modele: Galaxy J3, Galaxy J5 dhe Galaxy J7.

Modelet J5 dhe J7 pritet të jenë ndryshe nga ai J3. Pjesa frontale është pothuajse identike me Galaxy S7-ën me skaje të harkuara, xham 2.5D, një buton fizike dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve.

Galaxy J5 pritet të ketë ekran 5.2 inç AMOLED, procesor Exynos Octa 7870, 2GB RAM, 16GB memorje të brendshme, bateri 3,000 mAh dhe dy kamera 13 megapiksel.

Kamera e pasme do të ketë hapje f/1.7 ndërsa frontale f/1.9

 

Sa i përket modeli Galaxy J7 ky telefon do të ketë po të njëjtat module kamerash, po të njëjtin procesor por ekran 5.5 inç Full HD AMOLED. Si rezultat bateria do të jetë më e madhe prej 3,600 mAh por jo vetëm. Memorja RAM pritet të jetë 3GB ndërsa ajo e brendshme 16GB.

Në foto e paraqitura mund të shikoni vizualisht si krahasohen telefonët me modelet e vitit të kaluar. Galaxy J5 dhe J7 do të dalin në shitje për 279 dhe 339 Eurosh respektivisht. /PCWorld  

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here