Në qytetin Malmo të Suedisë u zbulua një statujë e Zlatan Ibrahimovicit. Gjiganti sudez ose dashurohet, ose urrehet, deklaratat e tij nuk janë kurrë të zakonshme dhe asnjëherë si ato të mëparshmet. Në mijëvjeçarin e tij Zlatan është ndoshta ai me më shumë vetëbesim. Shembujt ku e ka shfaqur këtë janë të shumtë, i fundit në Malmo. Ja deklarata e tij pikantë pas zbulimit të statujës:

“Kur shkon në Neë York, sheh Statujën e Lirisë, kur mbërrin në Suedi sheh Statujën e Zlatanit.”

Tashmë 38-vjeç, Ibrahimovic luan në MLS në radhët e Los Angeles Galaxy, ku ka shënuar deri tani 30 gola gjatë sezonit të rregull. Në total janë 52 gola në 56 ndeshje, shifra që e bëjnë të mendojë se ende është herët për të varur këpucët në gozhdë./Supersport.al/