Pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Kolonjë, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për cenim të fushatës.

“Punonjës të administratës publike kryesisht në qytetet Ersekë dhe Leskovik, po ndihen të kërcënuar, teksa Partia Socialiste po i imponon që me çdo kusht, t’u monitorojnë votën, duke urdhëruar që të votojnë me shenja apo simbole të veçanta në fletët e votimit”, tha Duka.

Sipas tij, qeveria duhet të ndalë forcën e pushtetit dhe të mos urdhërojë drejtorët rajonalë që të bëjnë fushatë në Kolonjë./Lapsi

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here