Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka pranuar se ndoshta skuadrës së tij është duke i munguar edhe një sulmues

Zinedine Zidane ka thënë se Reali gjatë kësaj vere humbi dy sulmues dhe në vend të tyre kthej në skuadër vetëm Borja Mayoral.

Ai tha se ndoshta mungon një sulmues, por për momentin nuk mund të bëjnë asgjë.

“A mungon një sulmues? Për momentin nuk mund të bëjmë asgjë. Është e vërtetë se kemi një sulmues më pak pas largimit të Moratas dhe Marianos”, tha Zidane gjatë konferencës për media, para ndeshjes ndaj APOEL në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi vetëm një sulmues, dëshironim edhe një tjetër, por në fund nuk erdhi. Tashmë kemi vetëm Mayoral”,.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here