Juventus po udhëheq në garën për transferimin e futbollistit të Benfikës, Joao Felix, sipas raportimeve të Gianluca DiMarzio-s.

Felix pritet të largohet nga gjiganti portugez këtë verë, dhe kalimi i tij në Real Madridt dhe Barcelona po duket të jetë jo fort i mundur pasi që Mbretërit nuk kanë ndonjë raport me Benfikën, ndëkraq katalunasit do të detyroheshin që ta shisnin njërin prje yjeve të skuadrës aktuale.

Në anën tjetër, edhe Manchester United e City po mbesin prapa sa i përket transferimit të tij duke e lënë kështu kampionin e Italisë si favoritin kryesor për blerjen e kartonit të tij.

Felix ka realizuar 16 gola nga 37 paraqitje në të gjitha garat për Benfikën në këtë stinor.